Sot u vendos drejtësia për Liridona Ademajn – të akuzuarit për vrasjen e rëndë të 30-vjeçares morën dënimet e merituara në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava u përballën me pasojat e një krimi që tronditi opinionin publik dhe la plagë të thella te familja e viktimës.
Sipas vendimit të gjykatës, Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vite burg.
Me këtë aktgjykim, familjarët e Liridonës ndjejnë se një pjesë e drejtësisë është vënë në vend, megjithëse dhimbja për humbjen e saj mbetet e madhe dhe e pashuar.













