Tuesday, April 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMe plisin në kokë, Rama i jep pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju...

Me plisin në kokë, Rama i jep pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut

Gjatë Samitit të Diasporës, kryeministri Edi Rama i dorëzoi pasaportën dhe kartën e identitetit shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams.

Ceremonia u shoqërua me tone miqësore dhe humor nga ana e Ramës, i cili theksoi se Adams tashmë është zyrtarisht pjesë e Shqipërisë, duke shtuar se së shpejti do të mësojë edhe gjuhën shqipe. “Kjo është ID-ja jote, kjo është pasaporta jote shqiptare. Shpejt do të mësojmë edhe shqip. I dashur Erik, mirë se erdhe në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.

Rama nënvizoi se përveç dokumenteve, Adams po fiton edhe një përvojë të veçantë në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend ku gjithçka “hapet dhe rritet”. Ai e konsideroi këtë moment si një mundësi të veçantë, duke shtuar me humor se tashmë kjo “punë është kryer”.

Nga ana e tij, Adams u bë pjesë e këtij momenti në kuadër të aktiviteteve të Samitit të Diasporës, një ngjarje që synon forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe komuniteteve shqiptare jashtë vendit, si dhe miqve ndërkombëtarë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!