Abedin Kaliqi zgjidhet Kryetar i BDI – së, nëndega Koroshisht
Sonte në Koroshisht, në një atmosferë të shkëlqyeshme, pjesëmarrje të madhe dhe unanimisht u bë zgjedhja e strukturës drejtuese të nëndegës së BDI-së.
Me këtë rast, kryetar i nëndegës u zgjodh Abedin Kaliqi, mjek i liçencuar i mjekësisë së përgjithshme, aktualisht i angazhuar në sektorin privat.
Abedini përfaqëson frymën dhe vizionin e ri, duke sjellë një vlerë të shtuar në organizimin politik të BDI-së në degën e Strugës.
Kjo zgjedhje shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave në terren dhe angazhimit më të madh të të rinjve dhe profesionistëve në proceset politike, me synim përfaqësim më dinjitoz dhe më afër qytetarëve.




















