Sunday, April 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaE rëndë: 40 të vdekur dhe qindra të lëmduar pas shpërthimit të...

E rëndë: 40 të vdekur dhe qindra të lëmduar pas shpërthimit të zjarrit në Zvicër

Të paktën 40 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi të rëndë që ndodhi në lokalin “Le Constellation”, i vendosur në një resort skijimi në Zvicër.
Pas ngjarjes tragjike në zonën e Crans-Montana, autoritetet zvicerane kanë vendosur të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Këshilli Shtetëror i Zvicrës njoftoi se masa u mor për shkak të përmasave dhe pasojave serioze të incidentit.
Gjatë një konference për media, këshilltari shtetëror i kantonit Valais, Stephane Ganzer, deklaroi se vendimi u bazua në ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë. Sipas tij, ky mekanizëm ligjor u jep institucioneve mundësinë të organizojnë dhe menaxhojnë më mirë burimet e nevojshme, duke përfshirë forca të shumta ndihmëse.
Ganzer theksoi gjithashtu se situata kërkon një angazhim afatgjatë dhe bashkërendim të vazhdueshëm mes shumë strukturave, pasi bëhet fjalë për një krizë me ndikim të madh dhe pasoja të zgjatura në kohë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!