Tuesday, May 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë vitin 2025, nga pikat e pagesës janë mbledhur 67.624.624 euro

Në vitin 2025, nga pikat e pagesës janë mbledhur 67.624.624 euro

Nga pagesat në pikat e pagesës, që nga fillimi i vitit të kaluar e deri më 23 dhjetor, është realizuar një qarkullim prej 4.158.914.362 denarësh (67.624.624 euro).
– Sipas qarkullimit të deritanishëm, viti 2025 pritet të jetë rekord, duke pasur parasysh faktin se deri më 23.12.2025, qarkullimi total i realizuar tashmë është më i lartë se rekordi i mëparshëm i vitit 2024 dhe është rritur për mbi 71 milionë denarë, ndërsa muaji dhjetor ende nuk ka përfunduar. Deri më 23.12.2025 është realizuar qarkullim në vlerë prej 4.158.914.362 denarë (67.624.624 euro), informoi për MIA Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRSH).
Ai thekson se të ardhurat nga pikat e pagesës kanë shënuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit. Pasqyra e qarkullimit total të realizuar nga pagesat në pikat e pagesës, shitja e pajisjeve elektronike, mbushja e pajisjeve elektronike, pagesa e biletave për pikat e pagesës të papaguara, si dhe mjetet e arkëtuara përmes platformës Open Balkan (që nga vera e vitit 2023), tregon se në vitin 2020 janë arkëtuar 34.029.562 euro, në 2021 – 46.401.122 euro, në 2022 – 53.242.070 euro, në 2023 – 62.077.966 euro, ndërsa në 2024 – 66.463.963 euro.
Nga NPRSH bëjnë të ditur se, pas thirrjes për krijimin e një rrjeti më të gjerë të disponueshmërisë për blerjen dhe mbushjen e pajisjes M-TAG, është lidhur kontratë për shitje, shpërndarje dhe pagesë në pikat e pagesës me pajisje elektronike (tag) me subjektet juridike A1 Maqedonia dhe Telekomi Maqedonisë.

– Aktualisht po kryhet integrimi i softuerëve aplikativë ndërmjet NPRSH-së dhe subjekteve juridike për vënien në funksion të shërbimeve të kërkuara me M-TAG, informojnë nga NPRSH.

Kuvendi, në muajin qershor, miratoi ndryshime në Ligjin për rrugët publike, me të cilat u krijua baza ligjore për shpalljen e thirrjes për përzgjedhjen e një operatori për vendosjen e një rrjeti me pakicë në mbarë vendin për mbushjen e pajisjeve elektronike – M-karta dhe M-TAG. Aktualisht, kjo bëhet vetëm në ambientet e NPRSH-së.

Përvojat nga shtetet e tjera tregojnë se ky model e bën pagesën në pikat e pagesës më të qasshme për përdoruesit, duke rritur numrin e pajisjeve elektronike. Priten përfitime si përshpejtimi i qarkullimit, rritja e efikasitetit të pikave të pagesës, përmirësimi i sigurisë në trafik, ulja e keqpërdorimeve dhe rritja e kënaqësisë së përdoruesve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!