Saturday, May 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Me Blerim Islami në krye, Dollneni nis rrugëtimin e zhvillimit, unitetit...

VLEN: Me Blerim Islami në krye, Dollneni nis rrugëtimin e zhvillimit, unitetit dhe përparimit!

VLEN: Me Blerim Islami në krye, Dollneni nis rrugëtimin e zhvillimit, unitetit dhe përparimit!

Dje, Komuna e Dollnenit ka hapur një kapitull të ri shprese, vizioni dhe përparimi, me zyrtarizimin e mandatit të kryetarit të ri, Blerim Islami.
Ky moment shënon jo vetëm ndërrimin e udhëheqjes lokale, por fillimin e një epoke të re për Dollnenin, një epoke ku fjala, vullneti dhe puna do të shndërrohen në rezultate konkrete për qytetarët.

Kryetari Blerim Islami, në përputhje me filozofinë e VLEN-it, ka theksuar se dyert e Komunës së Dollnenit do të jenë gjithmonë të hapura për çdo banor, pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike. Kjo është dëshmia më e qartë se qeverisja me dinjitet dhe gjithëpërfshirje është themeli mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja e kësaj komune.
Nën udhëheqjen e tij, Dollneni do të shndërrohet në shembull të qeverisjes së ndershme dhe transparente, ku prioritet do të jenë zhvillimi infrastrukturor, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe mbrojtja e interesit publik.

Koalicioni VLEN shpreh besimin e plotë se ekipi i ri në Dollnen do të rikthejë energjinë pozitive, punën e përditshme dhe respektin për qytetarin duke dëshmuar se ndryshimi nuk është vetëm premtim, por realitet që po ndodh. Me VLEN-in në pushtet lokal, Dollneni do të bëhet model i qeverisjes moderne, bashkëpunuese dhe vizionare! Zoti bekoftë punën e re për një Dollnen më të pastër, më të zhvilluar dhe më modern!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!