Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturë11 vjet pa filozofin, gazetarin dhe intelektualin e mirëfilltë Halil Hyseini nga...

11 vjet pa filozofin, gazetarin dhe intelektualin e mirëfilltë Halil Hyseini nga Frëngova e Strugës

Kujtojmë personazhet strugane…

11 vjet pa filozofin, gazetarin dhe intelektualin e mirëfilltë Halil Hyseini
Nga Xhemi Hajredini

11 vjetë më parë, më 6 tetor 2012, ndërroi jetë, intelektuali, publicisti, filozofi, nëpunësi i administratës së Komunës së Strugës, por mbi të gjitha një njeri i urtë dhe me plot kulturë, Halil Hyseini.
Që emri i tij të mos harrohet duhet theksuar se veprimtaria e Halilit ishte e bujshme si në fushën e publicistikës njashtu edhe në atë shkencore dhe artistike.
Në këtë 11-vjetor të kalimit të tij në amshim, mirë është të kujtojmë se Halil Hyseini ishte dhe mbetet një nga intelektualët më të njohur strugan. Sot është e vështirë të takosh njerëz të thjeshtë e të përgatitur profesionalisht si Halili.

Halil Hyseini lindi në Frëngovë të Strugës, në vitin 1948. Studimet e filozofisë i kreu në Shkup. Ndonëse filozofia ishte vokacioni i tij, ai pothuaj nuk u mor fare me atë profesion, por shkathtësinë e tij prej një oratori të jashtëzakonshëm e ushtroi në gazetari. Së pari punoi në RTV-në e Shkupit, pastaj, deri në vitet e 90-ta, në Televizionin e Kosovës, ku mori titullin profesional komentator, për të përfunduar karrierën e tij si gazetar pranë Radios “Evropa e Lire” në Pragë. Shqiptimin e fjalëve, gjuhën e pastër dhe të pasur që përdorte do t’ia kishte zili çdo gazetar edhe në ditët e sotme.
Jeta e struganit me kulturë të lartë ishte dinamike.
Ai u mor edhe me pikturë. Përdori teknikë origjinale duke krijuar ciklin e punimeve që kritiket e quajtën “Objekt i ri”, kurse ai vetë i quajti “Saçizëm”. Piktorja dhe studiuesja e artit, Lumturi Blloshmi, në ekspozitën e saçizmit që u mbajt në Tiranë, deklaroi se ky piktor filozof ka krijuar një hapësirë kozmike ku në Universin e tij çdo njeri zhytet në një mbretëri, ku detet e fjalëve dhe aktet e një logjike të ftohtë metalike zbërthejnë dramat e fatkeqësive njerëzore.
Halil Hyseini është autor edhe i përmbledhjes me poezi, edhe kjo në stilin e tij të veçantë, e titulluar “Rrëmujë e paqë”, e botuar në vitin 2002. Ai u mor edhe me disa kërkime shkencore lidhur me rrënjët e gjuhës shqipe dhe lidhjen e saj me gjuhën më të lashtë sanskrite.
Halili ishte edhe një nëpunës i shkëlqyer i administratës së Komunës së Strugës, ku i kaloi disa vite deri sa doli në pension.
Pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, më 6 tetor 2012.
Le t’i zëmë në gojë dhe le t’i kujtojmë intelektualët, veprimtarët dhe ambasadorët e vlerave të bukura strugane.

Halil Hyseini (1948 – 2012)

(Autori dhe Halil Hyseini)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments