Saturday, December 3, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoni10 ministra shqiptarë, shtatë maqedonas, ja si do të duket Qeveria nëse...

10 ministra shqiptarë, shtatë maqedonas, ja si do të duket Qeveria nëse Kovaçevski, Ahmeti dhe Taravari arrijnë marrëveshje, ASH-ja merrë disa ministri! Alternativa del nga qeveria?!

10 ministra shqiptarë, 7 ministra maqedonas. Kështu do të duket qeveria maqedonase nëse Aleanca për Shqiptarët hyn në koalicion qeveritar. Këtë e tregojnë matematikat e koalicionit, duke gjykuar nga spekulimet e njohura për publikun, raporton

Sipas asaj që jozyrtarisht kanë pranuar Kovaçevski dhe Ahmeti, Taravari duhet të marrë postet ministrore në drejtësi, shëndetësi, shoqëri informatike dhe ministër pa portofol për diasporën, raporton АЛФА.

Në mëngjes V.D. kreu i Aleancës, Arben Taravari, demantoi për mediat se nuk është duke negociuar për të hyrë në qeveri, por këtë nuk e thotë Kovaçevski. Ai konfirmon se ka negociata, por se temê bisede akoma nuk e kanë ndarjen e ministrive, përcjelle Struga Ekspres.

Edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, shpreson që bisedimet me Aleancën të përfundojnë me sukses.

Hyrja eventuale e Aleancës në Qeveri nënkupton daljen e Alternativës, kështu që dy postet e tyre ministrore do t’i kalojnë partisë tjetër shqiptare, BDI do të heqë dorë nga një post. Ahmeti do të japë Shoqërinë Informative, kurse Nikolla Tupançevski do të largohet nga ministria e drejtësisë.

Një matematikë e tillë tregon se shqiptarët do të kenë tre ministri më shumë se maqedonasit, disa prej tyre portofolet kyçe, raporton : АЛФА. 

Transmeton Struga Ekspres.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments