Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNdodhi edhe kjo/ Hajdutët grabisin shtëpinë e gabuar, kthejnë mallrat dhe u...

Ndodhi edhe kjo/ Hajdutët grabisin shtëpinë e gabuar, kthejnë mallrat dhe u kërkojnë falje pronarëve

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Itali, mbrëmjen e së martës, 15 nëntor, rreth orës 20:30, katër persona të mbuluar me kapuç hynë fshehurazi në një shtëpi ku ndodheshin dy të moshuar.

Hajdutët mbyllën çiftin në një dhomë dhe pasi mbyllën familjen në dhomë ata u vërsulën në bodrumin e shtëpisë duke kërkuar, me sa duket, për diçka specifike.

Por ata e kuptuan se në bodrum kishte vetëm kuti të vjetra dhe u rikthyen në dhomën ku kishin mbyllur çiftin e të moshuarve.

Ata i shpjeguan familjes se ishin të bindur që shtëpia i përkiste një avokati të njohur.

Por kur e kuptuan se kishin ngatërruar adresë, hajdutët i kërkuan falje të moshuarve, madje i kthyen edhe disa xhevahire që kishin gjetur në shtëpi.

Madje njëri prej tyre u rikthye në bodrum dhe pastroi rrëmujën, sipas la nazione.

Përveç frikës së madhe, familja ishte e padëmtuar.

Policia e Firences po heton tashmë historinë dhe rastin e çuditshëm të hajdutëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments