Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: I pres votat e shqiptarëve në rrethinë e dytë (VIDEO)

Zoran Zaev: I pres votat e shqiptarëve në rrethinë e dytë (VIDEO)

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, ka deklaruar sot se pret që elektorati shqiptar, përfshirë edhe votuesit e Blerim Rekës, në rrethin e dytë ta votojnë kandidatin e propozuar nga koalicioni qeveritar, Stevo Pendarovskin. Sipas tij, është e rëndësishme të fitojë Pendarovski, sepse në të kundërtën do të kishte abolime të reja dhe bllokada të reja për shtetin. Në lidhje me bojkotimin e një pjese të elektoratit në  rrethin e parë zgjedhor, ai tha se morën porosinë e qytetarëve që janë të pakënaqur nga puna e disa funksionarëve.

Zoran Zaev, Kryeminsitër
“Unë besoj fillimisht në suksesin e zgjedhjeve, ato do të jenë të suksesshme, ajo është përgjegjësi e çdo qytetari, por posaçërisht e neve liderëve politik. Zgjedhjet duhet të jenë të suksesshme. Njëkohësisht, zgjedhjet të vazhdojnë të jenë skandinave, siç ishin. Besoj se edhe ato 80 mijë qytetarë që votuan Blerim Rekën, që kanë përcaktim të tyre, ai ka qenë Blerim Reka, por përcaktimi më i rëndësishëm është vendi jonë, Republika e Maqedonisë së Veriut, do të dalin dhe përmes përcaktimit të tyre do të ndihmojnë vendin e tyre që të ec përpara përmes konceptit e unitetit”.

Në lidhje me paralajmërimin për spastrim dhe rekonstruim të Qeverisë, ai tha se kjo do të ndodh pas zgjedhjeve, pasi gjatë fushatës nuk lejohet një gjë e tillë.

Zoran Zaev, Kryeminsitër
“Gjatë kohës së zgjedhjeve nuk bëhen ndryshime të atilla dhe është e ndershme që t’ua kumtoj qytetarëve se kam marrë porosinë. Po, do të ketë ndryshime dhe ato do të ndodhin dhe gjtihsesi, do të jenë të shëndosha dhe do t’u përcjellin porosi për ata që do të vijnë që të mos sillen në atë mënyrë dhe të mos shkaktojnë pakënaqësi tek qytetarët”.

Zaev tha se pas këtij paralajmërimi, disa prej funksionarëve qeveritar kanë gjetur veten në këtë listë dhe janë ofruar që të ndërmarrin hapa në drejtim të ndryshimeve të paralajmëruara.

Teuta Buçi /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments