Vritet në Gjermani 47 vjeçari shqiptar
Bota, Slider

Vritet në Gjermani 47 vjeçari shqiptar

Një shqiptar është ekzekutuar në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Berlinit. Siç shkruan sot gazeta Bild, ngjarja e rëndë ka ndodhur në pragun e shtëpisë së viktimës.

Shqiptari i vrarë është një 47-vjeçar, ndërsa nuk është bërë i ditur emri i tij.

Sipas policisë, autor i krimit është një tjetër shqiptar, rreth 60 vjeç.

Nga ato që bën publike Bild, shqiptari fillimisht është qëlluar me plumb në kokë dhe më pas edhe në trup.

Nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë të ndodhur në Berlin.

Autori i këtij krimi mësohet se është në kërkim.

December 2, 2018

Struga Ekspres