Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiVegim Zhaku, doktori nga Dollogozhda e Strugës: Jo ikjes jashtë vendit (FOTO)

Vegim Zhaku, doktori nga Dollogozhda e Strugës: Jo ikjes jashtë vendit (FOTO)


-Pse ikin mjekët në Gjermani?A e keni menduar edhe ju ikjen?

Dr.Vegim Zhaku,Strugë: Kjo është një pyetje mjaft komplekse, e cila duhet analizuar në distancë kohore.Në një periudhë më të hershme, mjekët kanë ikur për shkak rrogave të ulëta por edhe mungesës së perspektivës në vend. Ndërsa sot, mungesa e perspektivës ndoshta vazhdon të qëndrojë, jo në atë masë që ka qenë, mirëpo mendoj se ikja është kthyer në një trend, ashtu siç është bërë trend blerja e “smartphone”-ve të ri çdo vit, mw të vetmin qëllim, për të qëndruarit në trend.

Pse e them dhe ku e bazoj këtë?

Realisht kjo çështje më ka tanguar shumë dhe jam munduar ta shoh dhe analizoj më në bërthamë problematikën.Kam parë se një pjesë e mirë e atyre që ikin, kanë një vend pune, kanë të ardhura të mira financiare familjarisht, jetojnë mirë, me shtëpi dhe makina, pra kanë një standard jetësor. Dhe shpesherë pyes vetën po ky e ay, çfarë e ka detyruar që iku? Sigurisht jo kushtet ekonomike, por uragani që ka pushtuar mendjen dhe zemrën si pasojë e mendimit kolektiv se këtu nuk ka stabilitet, perspektive dhe po besa për të qëndruar në trend! Por nuk duhet neglizhuar edhe faktin se zhagitja e punësimit të të rijve nëpër insitucionet shëndetësore, shto këtu edhe impaktin e faktorit politik, ka bërë efektin e vetë! Ikja e kolegëve të mi është ngjarja që ka dhënë goditjen më të rëndë shoqërisë shqiptare pas luftës së 2001-shit. Oferta “joshëse” e perëndimit e ka turbulluar shoqërinë tonë dhe po luan me fatin e kombit tonë, njëlloj si ajo macja pasi ka turbulluar miun dhe e sorrollat lartë-poshtë.Asnjëherë nuk e kam menduar ikjen! Jo sepse dua të tregohem patriot, jo se gjërat janë perfekt për mua, jo se jetoj në një iluzion, por jemi Ne ato të cilët pas disa viteve do duhet të marrim në dorë proceset e rëndësishme dhe të ndryshojmë gjërat. Nëse të gjithë do të ikim, kush do t’i ndryshojë gjërat? Çdo ndryshim vjen nga revolucioni në mendjet e secilit prej neve, e pastaj të familjes sonë më të ngushtë, mahallës, farefisit, fshatit, qytetit dhe në fund, Shtetit. Mos të presim ndryshimi të vijë prej lartë, sepse edhe Zoti nuk do ta ndryshon gjendjen e një populli nëse ai vetë nuk e bënë atë! Nuk mund të jetë kajmaku i prishur, nëse qumështi është i mirë! Pra, si është baza, ashtu është udhëheqësia.Shumica prej nesh thonë se në këtë vend nuk mund asgjë të ndryshohet, Ata që e thonë këtë e thonë sepse ata vetë nuk mund ta ndryshojnë,thjesht ata nuk duan ta shohin ndryshimin.Nëse do të arrish diçka, nëse do ta shohësh ndryshimin duhet të jesh pjesë e atij, të punosh për atë.Nuk ka asgjë të pamundur, thjesht ka njerëz pa qëllime!

(Përgatiti:Arbër Kadriu)

Për revistën HËNA E RE në kuadër të BFI-Maqedoni e Veriut

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments