Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSulmohen tre kisha dhe tre hotele në Sri Lanka, 100 të vdekur...

Sulmohen tre kisha dhe tre hotele në Sri Lanka, 100 të vdekur dhe afër 300 të plagosur (FOTO)

Tre kisha dhe tre hotele me pesë yje në Sri Lanka janë goditur nga shpërthimet të dielën e Pashkëve. Sipas raportimeve thuhet se janë vrarë 100 vetë dhe plagosur mbi 500 të tjerë.

Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve dhe në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë. Imazhet grafike dhe pamjet e ndara në mediet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm. Një nga shpërthimet ndodhi në Kishën e Shën Anthonit në Kochcikade, Colombo, tjetri në Negombo, që është në veri të qytetit dhe i treti ka ndodhur në kishën që ndodhet në Batticaloa.

Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’. Kisha e Shën Sebastianit në Katuwapitiya në Negombo publikoi fotografi të shkatërrimit brenda kishës në faqen e saj në Facebook, duke treguar gjak në pllakat dhe dysheme, dhe kërkoi ndihmë nga publiku. Kryeministri i Sri Lanka, Ranil Wickremesinghe do të zhvillojë një takim urgjent pas shpërthimeve, sipas raporteve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments