Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSot në Strugë VMRO-DPMNE do të zgjedhë kandidatin për president (FOTO)

Sot në Strugë VMRO-DPMNE do të zgjedhë kandidatin për president (FOTO)


VMRO-DPMNE sot në Konventën në Strugë do të zgjedhë kandidat presidencial për president të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në datën 21 prill të këtij viti.

Gjithsej 551 delegatë do të zgjedhin mes nëntë kandidatëve, të cilët u paraqitën në konkursin partiak. Në përzgjedhjen për kandidim presidencial do të garojnë Gordana Siljanoska Davkova, Vllatko Gjorçev, Filip Petrovski, Goran Angelov, Ilija Dimovski, Sasho Kulteshovski, Nikita Shekutovska, Vasko Kostov dhe Gjorgji Manaskov. Kandidatët do të kenë nga 15 minuta mundësi ta prezantojnë vizionin e tyre para delegatëve, ndërsa pastaj parashikohet të kalohet në votim.

Për kandidatin e zgjedhur, sipas rregullores së partisë, konsiderohet ai i cili ka marrë më së shumti vota, por jo më pak se një e treta e numrit të tërësishëm të delegatëve. Përderisa asnjëri nga kandidatët nuk e fiton numrin e nevojshëm ose kandidatët fitojnë numër të njëjtë votash, votimi do të përsëritet. Në votimin e sërishëm marrin pjesë dy kandidatët , të cilët kanë marrë më së shumti vota në votimin e parë, me ç’rast si kandidat i zgjedhur do të llogaritet ai i cili ka marrë më së shumti vota në votimin e sërishëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments