Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSot do të shpallet vendimi gjyqësor për Mijallkovin, Thaçin, Bedredin Ibrahimin dhe...

Sot do të shpallet vendimi gjyqësor për Mijallkovin, Thaçin, Bedredin Ibrahimin dhe të tjerët


Në Gjykatën Penale në Shkup, sot do të shpallet vendimi gjyqësor për rastin “Titanik 2”, në të cilin të akuzuar janë ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Në fjalët përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai, ka kërkuar vendim dënues për të gjithë të akuzuarit, ndërkaq pala mbrojtëse ka kërkuar vendim për t’u liruar nga akuza.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete akuzohet për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja.

Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë. /portalb/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments