Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëRrëfehet shqiptari nga Kosova që shkoi ta shpëtoj në Vietnam senatorin McCain

Rrëfehet shqiptari nga Kosova që shkoi ta shpëtoj në Vietnam senatorin McCain

Kosovari Muharrem Maralusha është veteran i luftës së Vietnamit dhe tani është pensionuar në ushtrinë amerikane. Ai ishte pjesë e ekipit që shkoi për të shpëtuar në Vitnam senatorin McCain i cili si pilot ishte zënë rob nga komunistët vietnamezë.

Një shqiptar nga Kosova i cili për disa dekada jeton në Amerikë ka bërë shumë për senatorin John McCain.

Muharrem Maralusha shkoi ta shpëtonte atë kur ai si pilot ishte kapur nga forcat armike në luftën e Vietnamit ndërmjet viteve 1968-1970.

Kosovari nga Prizreni ishte njëri nga ushtarët që rrezikoi jetën e tij duke marrë pjesë në operacionin për gjetjen e McCain i cili më vonë do të bëhej senator dhe kandidat për President të Amerikës.

Ai për Klan Kosovën tregon për këtë aksion.

Pavarësisht se ky aksion nuk rezultoi i suksesshëm McCain shpëtoi i gjallë dhe iu kthye vendit të tij. Ata që e kërkuan në mesin e të cilëve ishte edhe Maralusha nuk i harroi.

Kontaktet mes McCane dhe Maralushës vazhduan edhe më vonë. Ky i fundit thotë se bisedat gati gjithmonë kishin të bënin me Kosovën dhe situatën në Ballkan.

Angazhimi i senatorit republikan për Kosovën vazhdoi edhe pas pavarësimit të saj. Megjithatë sipas Maralushës, McCain donte që shteti i ri të ishte më ndryshe.

Pavarësisht kësaj senatori tashmë i ndjerë erdhi në Kosovë e në lidhje me këtë Maralusha.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments