Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, e pranueshme për të dy qeveritë

“Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, e pranueshme për të dy qeveritë


”Republika e Maqedonisë së Ilindenit” është emri i pranueshëm për Qeverinë maqedonase të Zaevit dhe atë greke të Ciprasit.
Vetë kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me liderët politikë, konfirmoi se ky emër i përkthyeshëm është opsioni më i mirë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar, ngase nuk rrezikon identitetin e popullit maqedonas, siguron të ardhme të ndritur, Maqedoni multietnike dhe garanci për integrimin e vendit në NATO dhe BE.

“Republika e Maqedonisë së Ilindenit është emri rreth të cilit mund të ketë kompromis me Greqinë. Anglisht, Republic of Ilinden Macedonia. Shqip, Republika e Maqedonisë së Ilindenit është emri me të cilin e përforcojmë themelin e Republikës sonë. Ndërsa Ilindeni mbetet vazhdimësi historike e ambicieve, shtetësisë dhe krenarisë sonë. Ilindeni është e kaluara jonë e lavdishme, Ilindeni është e ardhmja jonë e ndritshme. Me këtë zgjidhje të mundshme e ruajmë dinjitetin dhe e konfirmojmë dhe përforcojmë identitetin tonë maqedonas. Ilindeni është garanci për Maqedoni multietnike. Maqedonia e Ilindenit është shteti dhe shoqëria për mirëqenien dhe zhvillimin e të cilit barabartë janë angazhuar edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët, bosnjakët dhe të gjithë të tjerët”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri sqaroi se pala maqedonase tashmë ka pranuar kërkesat kryesore të fqiut jugor. “Republika Ilinditase e Maqedonisë” do të përdoret erga omnes, pra për përdorim ndërkombëtar ashtu si dhe për përdorim të brendshëm. Ndërsa i njëjti do të bëhet edhe pjesë e Kushtetutës, përmes amendamenteve kushtetuese. Madje do të ketë edhe referendum. Ndryshimet do të realizohen në faza.

“Për shkak të këtyre përfitimeve historike, për shkak të garancisë së këtillë për zhvillim të Maqedonisë, për shkak të garancisë për hyrje në NATO dhe BE, për shkak të garancisë për identitetin maqedonas, do të pranojmë përdorim të përgjithshëm të emrit Republika e Maqedonisë së Ilindenit, si dhe për shkak të përforcimit të kohezionit ndëretnik. Zbatimi i përdorimit të emrit të ri për përdorim të brendshëm do të realizohej në faza, me etapa, ashtu si do tëavancojmë në negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa do të sigurohet përmes referendumit dhe amendamenteve kushtetuese”, theksoi Zaevi.

Kryeministri maqedonas kërkoi nga populli grek që ta pranojë këtë propozim, për shkak se sipas tij, i njëjti garanton se vendi nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë.

“Edhe njëherë konfirmoj, edhe unë edhe populli im se nuk kemi kurrfarë pretendimesh territoriale dhe i konfirmojmë mosndryshimin e kufijve dhe respektimin e trashëgimisë së popullit grek dhe Greqisë. Maqedonia është e gatshme ta konfirmojë këtë në të gjitha mënyrat e duhura” – shtoi Zaev.

Ai tha se, në rast se nuk arrihet marrëveshje përfundimtare me Greqinë për propozimin në fjalë, palët do të vazhdojnë tentimet për të gjetur gjuhën e përbashkët. Megjithatë nuk komentoi se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet konsensus nacional për këtë opsion.

Zaevi paralajmëroi se javën e ardhshme në Nju-Jork, me ndërmjetësin e OKB-së Metju Nimic, do të bisedohet për kornizën kohore, respektivisht afatin e referendumit, ndryshimeve kushtetuese dhe detajet tjera lidhur me këtë çështje./Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments