Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPandemia e koronavirusit anulon dasmat! (VIDEO)

Pandemia e koronavirusit anulon dasmat! (VIDEO)

Këngëtarët mund të mbyllin sezonin ende pa e hapur. Zgjatja e gjendjes emergjente nga pandemia e virusit korona, ka bërë që ceremonitë e dasmave të mbesin pezull. Ky bend nga Shkupi, thotë se performacën e fundit e kanë pasur me 8 Mars. Arshik Miftari thotë se shëndetin do ta kenë prioritet.

Përveç asaj kemi pasur 20-25 rezervime që janë anuluar brenda kësaj periudhe, por shpresojmë që sezoni që i themi ne korrik-gusht të lirohet dhe ta kalojmë si çdo vit. Deri më tani shumica apo 90% kanë mbetur ashtu, por nuk janë anuluar. Një numër i vogël i kanë shtyrë për më vonë.- thotë Arshik Miftari, Këngëtar.

Sipas protokollit të Qeverisë, edhe pas hapjes së objekteve hotelierike dhe gastronomike ndalohet rreptësishtë organizimi i dasmave dhe çdo lloj tjetër manifestimi me tubime njerëzish. Kjo bëri që e gjithë industria e ceremonive festive të pësojnë humbje, duke anuluar terminët e dasmave. Në restorantin që vizituam nga thanë se në tre muajt e fundit kanë anuluar mbi 40 dasma e ahengje.

“Të gjitha sallonet e dasmave në Shkup kanë shtyrë për një datë të pacaktuar terminët për dasma dhe ahengje tjera familjare në pritje të një vendimi të ri të Komisionit për sëmundje ngjitëse.”

Por, gjatë javës që lamë pas dasma janë mbajtur nëpër shtëpi, madje në vatrat e infeksionit më virusin Korona në Shkup. Nga Ministria e Brendshme bëjnë thirrje që mos të mbajnë ahengje të tilla familjare me tubime masive njerëzish sepse do të intervenojë edhe me polici.

Përgatiti: Adnan Qaili

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments