Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëri“Nuk qaja kur vdiq Enver Hoxha, babai më futi një dru të...

“Nuk qaja kur vdiq Enver Hoxha, babai më futi një dru të mirë”

Deputeti Ralf Gjoni e nisi bisedën në studion e “Natë me Xhaxhiun” në Fax News duke treguar një ndodhi të vitit 1985, pikërisht më 11 prill të atij viti, ditë kur vdiq diktatori Enver Hoxha.

“Me 11 prill kur vdiq Enveri më ka dhënë një dru të mirë babai. Zbrita poshtë shtëpisë, jetonim tek Xhamlliku dhe i shihja të gjithë duke qarë, edhe fëmijët po ashtu.

Ata më pyetën ‘po ti pse nuk qan’. Ju thashë se unë nuk kam qarë kur më vdiq gjyshi jo më do qaj për Enverin.

Futem në shtëpi dhe i tregoj babit, ai më tërheq për flokësh. Më thotë më mirë të të vras unë se sa të na vrasin ata të gjithë si familje.

Nuk e harroj si 10 vjeçar frikën e prindërve të mi ndaj atij sistemi, dhe nuk e imagjinoj dot që edhe sot të kemi frikë nga diçka e tillë”, tha ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments