Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeUncategorizedNuhi Sela: Ku jemi dhe ku duhet të jemi?

Nuhi Sela: Ku jemi dhe ku duhet të jemi?

Autor: Dr.sc Nuhi Sela -Strugë/

Struga Ekspres

KU JEMI? DHE KU DUHET TE JEMI?
Tema e migracionit në rajonin tonë është një ndër mё kryesoret, që kërkon sistem dhe program nacional si për shtrirjen gjeografike lokale dhe regjionale, rritjen e standardit të jetës dhe ndryshimin e vendbanimit sipas nevojës së tyre. Pikërisht, këto janë arsyet sa sociale aq edhe ekonomike. Arsyet për Maqedoninë apo Ballkanin Perëndimor janë të shumta por më të ndjeshme janë për shkak të rritjes ekonomike të dobët, standard të ulët jetësor, trazirave politike për investim, problemet e punësimit, korrupsionit, oligarkis, plutokracis, funksionimi i dobët i institucioneve, kualifikimit arsimor dhe shëndetësor, shpërdorim dhe largim të trurit, term që i referohet rastit kur persona të kualifikuar në vendin e tyre të origjinës nuk arrijnë të gjejnë punë me të njëjtin status kualifikim në vendin ku ato dëshirojnë të vendosen me kushte mё tё mira profesionale.
Arsyet e emigrimit me fluks të madh të të rinjve nga Maqedonia, që tregojnë edhe vetë burimet zyrtare në regjistrimin e të rinjve nëpër shkollat e ciklit të ulët dhe të lartë janë: institucionet të partizuara dhe selektive, mungesa e reformave reale në procesin arsimor, në gjyqësi, shëndetësi dhe ekonomi të varfër, detyrojnë popullsinë të migrojë nga një shtet në një shtet tjetër më të zhvilluar. Bota perëndimore i tërheq shtetasit, sidomos të rinjtë nga Maqedonia duke u ofruar kushte vizionare në lidhje me vlerësimin e punës së tyre, të rëndësishëm si për gjendjen ekonomike ashtu edhe për gjendjen sociale të qytetarëve. Të diplomuarit që demotivohen nga pritja se ku ne jemi? Ku ne duhet te jemi? Kur do të gjejnë vend pune si dhe me çfarё tё ardhura mujore? Të vetmen zgjidhje e shohin në shtetet perëndimore që i japin shumë mundësi avansimit profesional. Nё praktikë kjo lidhje strategjike nuk ёshtё kaq e thjeshtё sepse ka kuptimin e tregut, konkurencёs, teknologjisё, industrisё, shёndetёsisë, arsimit, gjyqësorit, me çfarё infrastrukture, mungesë menaxheriale, faktorin ekonomik, nevojën e konsumatorit dhe burimeve tjera.
Sipas një hulumtimi nga institucioni Friedrich Ebert ne Shkup, rritja e papunësisë, posaçërisht te të rinjtë është një nga tetë kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian si kusht për fillimin e negociatave dhe integrimin e vendit në familjen evropiane. Maqedonia me 52,9% është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të papunësisë të të rinjve dhe ndёr shtetet e fundit nё Evropё, pёr sa i pёrket rrogёs mesatare sipas barometrit tё shpallur ekonomik pёr vitin 2018. Nga të rinjtë e papunë 40% prej tyre nuk kanë punuar asnjëherë më parë, 27,4% kanë punuar punë sezonale, 16,8% kanë punuar me kontratë, 8,8% kanë punuar në projekte, kurse 7,7% kanë qenë në marrëdhënie të rregullt pune edhe atë kryesisht në sektorin privat. Me 60,9% e të rinjve që kanë kërkuar punë, mendojnë se nuk janë zgjedhur në vendin për të cilin kanë aplikuar për shkak se nuk kanë pasur persona të njohur që do të ndërmjetësonin, edhe pse mosha e të rinjve të profesionalizuar janë faktorët kryesor për një të ardhme. Këto janë disa nga të dhënat e hulumtimit “Papunësia e njerëzve të rinj në Republikën e Maqedonisë” të institucionit joprofitabil të Friedrich Ebert, 2016, në Shkup, grafiku 1.

Grafiku 1: Nga numri i përgjithshëm i të rinjve të papunë

Nga tё dhënat e publikura tё Entit Statistikor, dt.16.03.2018, nr. 2.1.18.05, Maqedonia pёr vitin 2016 ka numёruar 948599 popullatё aktive, prej tё cilёve 581295/ me 61.2% meshkuj dhe 367304/ me 38.7% femra, ndёrsa pёr vitin 2017, 954212 popullatё aktive, prej tё cilёve 582773/61.1% meshkuj dhe 371439/38.9% femra. Tё punёsuar pёr vitin 2016 ka pasur 723550 edhe atё meshkuj 439717/60.7% dhe femra 283834/39.2% dhe pёr vitin 2017, 740648 prej ku 450261/60.8% meshkuj dhe 290387/39.2% femra. Jo tё punsuar pёr vitin 2016 janё numёruar 225049, prej ku 141578/62.9% meshkuj dhe 83471/37.09% femra, ndёrsa pёr vitin 2017, 213564 prej ku 132512/62.1% meshkuj dhe 81052 femra/37.9%. Popullatё joaktive pёr vitin 2016, 372290 prej ku 258987/35.36% meshkuj dhe 471304/64.36% femra, ndёrsa në vitin 2017 me 725723, prej ku 258025/35.36% meshkuj dhe 467698/64.4% femra. Më e madhe indikatori i papunësisë ёshtё numeruar në grupin e popullatës me moshë prej 25 deri në 49 vjeçar.
Sondazh mbi opinionin publik nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal për shtetet e Ballkanit, situatën ekonomike, papunsinё, sё bashku me emigracionin – largimin e shpёrdorim tё trurit, shqetësime pёr rajonin ёshtё krimi dhe korrupsioni, grafiku 2.

Burimi: Barometri i Ballkanit 2017, sondazh mbi opinionin publik nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, www.rcc.int.
Zgjidhja më e mirë është që institucionet lokale nё bashkёpunim me institucionet qendrore, jo tё partizuar të punojnë për zhvillimin e vendit me plan nacional afatgjatë, hapjen e vendeve të reja punës me rroga tё kёnaqshme vjetore nё raport me harxhimet mujore, para së gjithash për të rinjtë.
A: Nuhi Sela

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments