Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNgjarja e rastit të Kumanovës, skenar i shërbimeve sekrete maqedonase

Ngjarja e rastit të Kumanovës, skenar i shërbimeve sekrete maqedonase

Me iniciativë qytetare të të gjithë atyre që u brengosën dhe u shqetësuan për vendimin që gjykata e shqiptoi ndaj grupit të Kumanovës, sot para jush disa organizata joqeveritare përfshi Forumin për të drejtat e njeriut,shoqata të burgosurve politik, e veteranëve të luftës së UÇK-së dhe disa organizata tjera kërkojnë hetim ndërkombëtar për ngjarjet e 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Në emër të protestuesve foli Dashurije Sefa, tha se dënimet me 40, dhe me burg të përjetshëm për ne janë të papranueshme sepse ngjarjet e Kumanovës kanë qenë të orkestruara dhe të organizuara nga strukturat e larta shtetërore maqedonase dhe nga shërbimet sekrete maqedonase, Përcjellje dhe ndjekja kundër grupit të Kumanovës ka filluar shumë më herët se pra 9 Majit me qëllim që ti fusin në kurth bijtë tanë më të mirë. Kërkojmë që në procesin e hetuesisë dhe të gjykimit të inkuadrohen edhe përfaqësuesit ndërkombëtar për të fituar një drejtës reale tha Dashurije Sefa, Ndërsa Idriz Sinani, I cili foli në emër të Forumit Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut kritikoi ashpër përfaqësuesit shqiptar n të cilët për pushtet nuk kanë bërë sa duhet për të pasur një proces juridik real. Sinani, theksoi se këta djem janë vlera kombëtare dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare që të fillojnë një hetim ndërkombëtar për të dalë drejtësia në vend.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments