Mërgimtarë kujdes nëpër Serbi, mos i harroni këto rregulla
Rajoni, Slider

Mërgimtarë kujdes nëpër Serbi, mos i harroni këto rregulla

Mërgimtarët tanimë kanë filluar të mbërrijnë në vendlindje, duhet patur kujdes gjatë kalimit transit nëpër Serbi.
Siç dihet ky vend ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga 27 prilli 2018.

Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin.

Ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.

Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë.

Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 120 km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg.

Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze.

Për ilustrim, autostradat në Serbi parashihet të kalohen për kohën në vijim:

Suboticë – Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta,

Beograd – Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta,

Beograd – Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta,

Beograd – Shid (109 km): 54 minuta.

Këto rregulla të reja duhet t’i kenë parasysh sidomos diaspora e Kosovës dhe Maqedonisë, e cila në këtë kohë shfrytëzon Serbinë si transit për të ardhur në vendlindje.

June 30, 2018

Struga Ekspres