Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 500 mijë qytetarë kanë ikur nga Maqedonia e Veriut (VIDEO)

Mbi 500 mijë qytetarë kanë ikur nga Maqedonia e Veriut (VIDEO)

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska fajëson VMRO DPMNE-në për ikjen e qytetarëve nga shteti dhe për rënien e natalitetit në shtet, për gjatë siç tha, qeverisjes së tyre dhjetë vjeçare. E pyetur për akuzat e deputetit të VMRO-së Vlladimir Gjorçev se Qeveria e Zaevit dhe ministrja nuk po ndihmojnë ekonominë dhe zhvillimin e qytetarëve në vendin e tyre, Carovska tha se gjithçka është pasojë e qeverisjes së keqe të qeverisë së kaluar që nuk arriti të ndalë eksodin dhe rënien e natalitetit, prandaj tani ndihen vetëm pasojat.

MILLA CAROVSKA, MINISTRE E PUNËVE SOCIALE

“Tendenca e uljes së natalitetit është vetëm rezultat i qeverisjes së partisë së deputetit Gjorçev, VMRO DPMNE. Tani ne i ndjejmë pasojat e ikjes masive nga shtetit gjatë dhjetë viteve të fundit. Sipas analizave të Bankës Botërore, më shumë se gjysmë milion qytetarë kanë ikur nga shteti. Për të folur për rritjen e natalitetit në shtetin tonë, duhet fillimisht të flasim për zhvillim ekonomik, për antarësim në BE dhe NATO pasi i gjithë rajoni ka rënie të natalitetit. Vetëm dy shtete kanë rritje ekonomike dhe rritje të natalitetit. Ato janë Sllovenia dhe Mali i Zi. Këto dy shtete tregojnë se si duhet”

Carovska tha se shteti duhet t’u ofrojë qytetarëve mundësi, në mënyrë që të mos kërkojnë alternativa nëpër botë. Sipas saj, shteti duhet të vëjë fokus edhe në mbështetjen e nënave që duan të zhvillojnë karrierë dhe të rrisin fëmijë, nëse dëshiron rritje të natalitetit. Por, kryeministri Zoran Zaev mendon ndryshe nga ministrja e cila konfirmon eksodin. Sipas Zaevit, ikja e qytetarëve jashtë shtetit është ulur, dhe madje ai beson se do të arrijë që ti kthejë edhe ata që kanë ikur.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Për t’i mbajtur njerëzit këtu dhe për të rritur natalitetin, duhet ta rrisim pasurinë e qytetarëve dhe aspektin social të jetës sepse vetëm kjo do të japë rezultat, në pako me gjithçka që duhet të bëjë shteti. Treni i ikjes nga shteti të qytetarëve është ulur dhe unë jam i lumtur për këtë gjë. Shpresoj se këto parametra ekonomike të cilat mua më bëjnë optimist se qytetarët do ti ndjejnë realisht në lëkurë. Besoj se së shpejti të gjithë do të heqim dorë nga ikja jashtë shtetit, dhe do shkojmë edhe në fazën tjetër, të kthejmë ato që kanë ikur”

Dy pjesëtarët e Qeverisë siguruan se do të vazhdojnë me politika ekonomike të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e të rinjve në fushë profesionale dhe do të ndihmojnë ata edhe për të gjetur punë në vendin e tyre, me rrogat e merituara./SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments