Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLSDM-ja solli këtë vendim në mbledhjen e sontme të Këshillit ekzekutiv

LSDM-ja solli këtë vendim në mbledhjen e sontme të Këshillit ekzekutiv

LSDM-ja solli vendim në mbledhjen e Këshilli ekzekutiv të partisë që u mbajt sonte. Nga partia në pushtet kërkojnë nga VMRO-DPMNE që të mbështesë amendamentet kushtetuese në Kuvend, për shkak se, siç thonë nga LSDM, është vullneti i qytetarëve i shprehur në referendumin e 30 shtatorit që vendi ta pranojë marrëveshjen me Greqinë dhe Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së.

“Anëtarësia e Këshilli ekzekutiv njëzëri konkludoi se tani kur kemi vullnet të qartë të shumicës që qytetarëve, deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, duhet ta ndjekin zërin e shumicës së 600 mijë qytetarëve, të marrin përgjegjësi dhe të përshpejtohen proceset për anëtarësim përfundimtar në NATO dhe BE. Nëse kjo nuk është e mundur dhe VMRO-DPMNE edhe më tej e bllokon ardhmërinë e qytetarëve dhe e shtyn vendin në ambis, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër veçse zgjedhje të parakohshme s amë shpejtë, në të cilat qytetarët do të vendosin për të ardhmen”, qëndron në komunikatën e Këshillit ekzekutiv të LSDM-së.

Këshilli ekzekutiv i LSDM-së i autorizoi kryetarin e partisë Zoran Zaev dhe koordinatorin e grupit parlamentar Tomisllav Tuntev që të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur në drejtim të përgatitjes për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Gjithashtu përcollën mesazhin se, askush nuk duhet të shpresojë në amnisti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments