Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKundërshtarë në politikë, por ja çfarë i bashkon këta politikanë

Kundërshtarë në politikë, por ja çfarë i bashkon këta politikanë

Kampionati botëror po afron dhe shumë nga ju janë kurioz të dijnë se për cilat skuadra bëjnë tifo Liderët e partive Shqiptare në Maqedoni.

Emocionet e këtij edicioni të mundialit nuk e anashkalojnë as Maqedoninë. Aktorët politik në shtet, gjatë pushimeve për negociatat për emrin, problemet ekonomike dhe “sulmeve” të ndërsjellta, me padurim presin fillimin e Botërorit.
Liderët shqiptarë Ali Ahmeti, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela, ndoshta kanë mendime diametralisht të kundërta politike, mirëpo futbolli i bashkon.

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, në këtë kampionat botëror do të bëj tifo për Zvicrën, ku në këtë ekip luajnë edhe shqiptarë dhe atë kanë një peshë shumë të rëndësishme në organizimin e lojës së”Helvetikëve”.
Kasami uroj suksese për djemt shqiptarë që luajnë në ekipin e Zvicrës, duke i uruar Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës, Blerim Xhemailit, Valon Behramit, që të arrijnë rezultate që do ta bëjnë krenar çdo shqipëtar.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti zakonisht tifo bënë për Holandën mirëpo përshkak se Holanda nuk arriti të
kualifikohet edhe përshkak të numrit të madh të lojtarëve shqiptar që janë pjesë e kombëtares së Zvicrës, ai vendosi të përkrah kombëtaren për të cilën luajn Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe shokët.

Për të njejtën arsye tifoz i Zvicrës është edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i cili beson se Xhaka, Shaqiri dhe shokët.

Për të njejtën arsye tifoz i Zvicrës është edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i cili beson se Xhaka, Shaqiri dhe shokët mund të jenë surpriza e këtij edicioni të botërorit dhe kanë kapacitet të mposhtin qoftë edhe kombëtaret më të fuqishme në këtë mundial.

Botërori fillon me 14 qershor, ku në ndeshjen e parë Rusia do të përballet me Arabinë Saudite.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments