Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJu janë fryrë gishtat aq shumë sa nuk ju bën as unaza...

Ju janë fryrë gishtat aq shumë sa nuk ju bën as unaza e martesës! Ja çfarë fshihet pas kësaj gjendje

Ju janë fryrë gishtat aq shumë sa nuk ju bën as unaza e martesës?
A duhet të shqetësoheni? Ndoshta jo. Gishtat mund të ënjten për një sërë arsyesh disa edhe të padëmshme. Por, në disa raste fryrja, kur shoqërohet edhe me dhimbje, mund të paralajmërojë për ndonjë problem shëndetësor të rëndë.

Këto janë disa nga arsyet përse mund t’ju jenë ënjtur gishtat:

1. Temperaturat e larta: Nxehtësia shkakton zgjerim të enëve të gjakut. Me tendosjen e enëve të gjakut, një pjesë e lëngjeve mund të kalojë tek indet e buta dhe të shkaktojë ënjtje. Ky lloj i ënjtjes zakonisht largohet vetvetiu ndërkohë që vazhdoni aktivitetin e përditshëm. Por, nëse vëreni ënjtje vetëm në duart e gishtave (dhe jo të këmbëve), të shoqëruar edhe me dhimbje ose dobësi, mund të jetë shenjë jo vetëm e nxehtësisë, prandaj duhet të konsultoheni me një mjek

2. Teprimi me kripën: Nëse e teproni me ushqimet e kripura, mund të përfundoni me gishta të duarve dhe këmbëve të ënjtura. Trupi duhet të mbajë një balancë të kripës dhe ujit. Duke konsumuar më shumë kripë, trupi e kompenson atë për të mbajtur më shumë ujë, prandaj shkaktohet edhe ënjtja.

3. Sindroma e tunelit karpal: Një nga shkaktarët e ënjtjes së gishtave të dorës është edhe sindroma e tunelit karpal, një gjendje ku nervi i mesit, që fillon nga parakrahu deri tek dora, fillon të tkurret në kyçin e dorës. Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit. Ënjtja zakonisht shoqërohet edhe me dhimbje, mpirje apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë të gishtave ose dorës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments