Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJohanes Han: I bindur se Maqedonia e Veriut do të marr datën...

Johanes Han: I bindur se Maqedonia e Veriut do të marr datën për fillimin e negociatave para verës

Komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh i bindur se Maqedonia e Veriut do të marr datën për fillimin e negociatave para verës.

Nga forumi ekonomik në Vjenë Han tha se po punohet fuqishëm që të bindin shtetet skeptike për zgjerimin e Unionit. AI tha se vendi është i gatshëm t’i bashkëngjitet Unionit meqë tashmë nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët.

Han u shpreh i bindur gjithashtu se deri në fund të vitit do të hapen kapitujt e parë të negociatave e që kanë të bëjnë me sundimit e ligjit.

Ne po punojmë fuqishëm që t’i bindim disa shtete të cilat janë partnerë hezitues në Union që t’i jepet dritë jeshile fillimit të negociatave shumë shpejtë. Por unë jam shumë i bindur se kjo do të ndodh përpara fillimit të verës dhe pastaj mund të fillojmë menjëherë që në fakt kemi filluar punët përgatitore.

Unë jam i bindur gjithashtu se deri në fund të vitit do t’i hapim kapitujt e parë, respektivisht kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Ne do të fillojmë me këto kapitujt dhe përfundojmë negociatat pas disa vitesh me këto kapituj- deklaroi Johanes Han, komisioner evropian për zgjerim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments