Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaGoditet me thikë i riu shqiptar, në gjendje të rëndë

Goditet me thikë i riu shqiptar, në gjendje të rëndë

Një shqiptar është goditur me thikë në Milano të Italisë dhe sipas raportimeve të fundit, gjendja e tij është e rëndë.
Plagosja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në shërbim në një “McDonald’s” në qendër të Milanos, ku punonte si agjent ‘security’.

29-vjeç me ‘letra’ italiane ka marrë njoftimin nga menaxheri i biznesit përmes qendrës operative telefonike, se një grup afrikanësh kishin hyrë në “Fast Food”, nuk po konsumonin gjë dhe po bezdisnin klientët e tjerë.Punonjësi shqiptar i sigurisë ka ndërhyrë duke i larguar. Por, në momentin kur 29-vjeçari dhe ‘të përjashtuarit’ ishin në shesh (jashtë biznesit), e kanë goditur me shqelma dhe grushte. Në vrazhdën e dhunës, i riu është goditur me thikë në shpinë.Gjendja e rëndëI plagosuri u transportua në spital me “kod të verdhë” dhe aty u qartësua se kishte marrë një plagë disa cm lart fund shpinës. Gjithashtu ka pësuar një frakturë në nofull dhe dëmtime në shpatulla.Pasi u transportua në spital, gjendja e të riut është përkeqësuar dhe është aplikuar “kodi i kuq”, raporton “tg24”. Megjithatë raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.HetimetHetuesit kanë marrë pamje nga kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorët. Sipas dëshmitarëve, ishin rreth 10 agresorë. Raportohet se shqiptari është sulmuar sapo i ka shoqëruar te dera e biznesit personat ‘problematikë’.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments