Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFamiljarët vizitojnë Fetahun në Shutkë, avokatja: Paraburgimi për mos-ikje është absurd (VIDEO)

Familjarët vizitojnë Fetahun në Shutkë, avokatja: Paraburgimi për mos-ikje është absurd (VIDEO)

Familjarët e ish-policit Fetah Alimi sot e vizituan atë në burgun e Shutkës, pas shqiptimit të masës së paraburgimit nga ana e Gjykatës Penale. Avokatja Artene Iseni thotë se është absurd vendimi i gjykatës për paraburgim të Fetahut për mos-ikje, pasi që ai vullnetarisht u paraqit, sipas saj, për të dëshmuar pafajësinë.

“Sapo dola nga vizita që e vizitova Fetahun në burg, i njëjti e konsideron veprën si vepër madhore, i cili iu ka dalë në ndihmë deputetëve. Për hir të opinionit dua ta sqaroj një çështje se Fetah Alimi nuk akuzohet si bashkëpunëtorë me kryerësit e tjerë të dyshuar tash për tash, por për mosveprim për ta mbrojtur derën kur e kanë hapur të dyshuarit e tjerë”, tha Artene Iseni, avokate.

Nga Gjykata Penale mbeten në qëndrimin e njëjtë duke thënë se paraburgimi është shqiptuar me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

“A.A. është përfshirë me propozimin e Prokurorisë Publike Themelore në lidhje me 27 prillin dhe pas prononcimit para gjykatësit të procedurës paraprake është sjell vendim, me të cilin është pranuar propozimi i Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, nga Gjykata Penale.

Disa ditë pas së enjtes së përgjakshme, Fetah Alimi pati përshkruar situatën, për të cilën është ngritur akuza e Prokurorisë. Ai pati deklaruar se dikush tjetër ka hapur derën, dhe sigurimi ka vrapuar për të penguar heqjen e shtyllave nga dyert kryesore të Kuvendit.

“Në atë moment kanë reaguar njerëzit tjerë që njëherë nuk do t’i ceki dhe kemi parë se situata diçka nuk është në rregull nga brenda. Dhe në atë rast i kam thënë kolegut të tërhiqemi dhe kemi vrapuar, në atë moment i kemi parë duke i hequr shtyllat”, tha Fetah Alimi, ish-polic 04.05.2017.

Në mesin e të dyshuarve për mos-dhlnie të urdhrave në mbrojtjen e godinës së Kuvendit është shefi i sigurimit të Kuvendit, Goran Gjoshevski. Edhe atij i është shqiptuar masa e njëjtë, paraburgim prej 30 ditësh.

“Fetahu nuk ka qenë person kompetent që të marrë veprime pa i dhënë urdhra shefi i tij. Edhe për kundër këtij fakti, jashtë kompetencave të tij Fetahu iu del në ndihmë deputetëve në sallën, ku kemi prova materiale të mjaftueshme. Besoj edhe dëshmitarët do ta dëshmojnë, madje kemi inçizime të qarta se Fetahu është pozicionuar në mbrojtje të deputetit Sela dhe kryeministrit të tanishëm Zaev”, shtoi Artene Iseni, avokate.

Dje Fetah Alimi u kthye nga Zvicra ku ateroi në Aeroportin e Shkupit dhe së bashku me avokaten u paraqit tek organet e drejtësisë. Nga pala mbrojtëse thonë se akuza është e pabazë dhe se gjatë procedurës do të dëshmohet pafajësia e Fetah Alimit. Për shqiptimin e paraburgimit, sipas nenit 165 të Kodit penal, brenda afatit ligjor prej 24 orësh, avokatja Iseni thotë se kanë parashtruar ankesë në Këshillin Penal. Ajo thotë se pritet që vendimi i paraburgimit të shfuqizohet, pasi që sipas saj, ai mund të mbahet nën kontroll duke zbatuar masa më të lehta siç është paraburgimi shtëpiak./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments