Dy të vdekur nga e njëjta familje kosovare në një aksident
Kosovë, Slider

Dy të vdekur nga e njëjta familje kosovare në një aksident

Në hyrje të fshatit Mushtisht të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandant i Trafikut Rajonal, Sabit Kabashi.

Ai ka thënë se personat e vdekur janë të moshës 33 dhe 38 vjeç dhe janë nga një familje. Njëra nga veturat e përfshira në aksident ishte me targa të huaja.

“Në dalje të fshatit Dubravë në hyrje të fshatit Mushtisht, në aksident janë të përfshira dy automjete një me targa vendore dhe një me targa të huaja. Dy viktimat që kanë qenë në automjetin me targa vendore kanë vdekur në vendin e ngjarjes, e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ata janë të moshës 33 dhe 38, janë familjarë mes vete. Fatmirësisht dy fëmijët që kanë qenë në automjet kanë marrë vetëm lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kabashi.

Foto nga aksidenti tragjik:

August 2, 2018

Struga Ekspres