Arrestohet një person me letërnjoftim zviceran të falsifikuar

0
18
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut informoi se dje rreth orës 19:40 në pikën kufitare Bogorodicë, është kapur një qytetar me letërnjoftim të falsifikuar duke dal nga Maqedonia e Veriut.

Qytetari B.S. tentoi të kaloj kufirin me letërnjoftim zviceran të falsifikuar, por dokumenti i falsifikuar u konfiskua menjëherë nga autoritetet policore.

B.S. menjëherë është dërguar në Stacionin policor në Gjevgjeli, për vazhdimin e procedurave.