Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev pas takimit: Zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë

Zoran Zaev pas takimit: Zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas mbledhjes së liderëve në Presidencë theksoi se duhet të mbahen zgjedhjet sa më shpejtë, në mënyrë që qytetarët të kenë institucione funksionale, që më lehtë të përballen me valën e re nga virusi korona.

“Qytetarëve u duhen institucione tërësisht funksionale me mandat të ri të iu shërbejnë dhe të përgatiten për valën e re të korona kriza në vjeshtë. Për këtë ka paralajmëruar edhe OBSH-ja dhe duhet ta presim të përgatitur. Qytetarët kanë nevojë të kthehen në normalen e re, transformimin e ekonomisë maqedonase dhe mbrojtjen e qytetarëve në mënyrë të përshtatshme. Virusi korona tashmë është përditshmëria jonë deri sa të gjendet vaksina”, pohoi Zaev.

Ndryshe, për dallim nga VMRO-DPMNE-ja që kërkon që zgjedhjet të mbahen në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, partia e udhëhequr nga Zaev kërkon që të njëjtat të mbahen në fund të qershorit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments