Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev i kundërpërgjigjet Ziadin Selës

Zoran Zaev i kundërpërgjigjet Ziadin Selës


Kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur deklaratës së djeshme të kreut të ASH-së, Ziadin Sela, i cili theksoi se Zaev tërësisht ka humbur mbështetjen e tij.

“Ai ndoshta një kohë të gjatë priti për t’u bërë pjesë e pushtetit dhe tani asesi nuk po arrin të bëhet. Nëse ndryshon politikat e tij, mund dhe do të bëhet pjesë e pushtetit. Nëse e dëgjon zërin e qytetarëve, shihet qartë se ka bazë të mira për mbështetjen e Zaevit. Ne mund ta duam apo të mos e duam njëri tjetrin, por shumë shqiptarë po mbështesin Zoran Zaevin dhe politikat e tij, dhe kjo nuk ka rënë nga qielli, kjo është për shkak të politikave tona “, tha kryeministri duke shtuar se po përpiqet të kultivojë marrëdhënie të mira me të gjitha partitë.

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela dje ndër të tjera theksoi se ai e bëri Zaevin kryeministër dhe se Zaev me çdo kusht kërkoi që të bashkohet me pjesën tjetër të regjimit, BDI-në dhe bëri gjithçka që mos të fitojmë në zgjedhjet lokale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments