Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZjarri në Tetovë/Pendarovski: Herët për përgjegjësi! Opozita kërkon llogari nga pushteti

Zjarri në Tetovë/Pendarovski: Herët për përgjegjësi! Opozita kërkon llogari nga pushteti

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se është herët për të kërkuar përgjegjësi qoftë politike apo morale për tragjedinë në Tetovë. Ai tha se hetimi ndërkombëtar do të shuante çdo dyshim për shkakun e vërtetë të zjarrit në spitalin modular në Tetovë.

Unë gjithmonë këmbëngul të ketë përgjegjësi, morale dhe politike, subjektive ose objektive megjithatë nuk mund ta kërkoj në këtë moment sepse nuk e di a ka bazë për një përgjegjësi të tillë. Ajo që e di është se sa më shpejt organet shtetërore dhe ne si shtet në tërësi, të reagojmë shpejt dhe të bëjmë hetim thelbësor dhe të dalim me një raport tek i cili askush nuk do të dyshojë. Prandaj e përshëndeta vendimin e Qeverisë për të pranuar ekspertë të huaj që të vinë të shohin se çfarë bëjmë ne dhe të mos ketë dyshime se dikush fsheh diçka dhe që nuk dëshiron të zbulohet diçka deri në fund personat që kanë humbur jetën”, tha Stevo Pendarovski, president.

Nga LSDM thonë se hetimi i bërë do të jep përgjigje për gjithçka.

Hetimi i cili vijon prej mbrëmë do të japë përgjigje për të gjitha pyetjet. Mendimet tona janë me tetovarët, bashkë jemi në këtë dhimbje”, thonë nga LSDM

Përgjegjësi kërkojnë edhe partitë opozitare. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se, këto ditë të zisë në të cilat ndodhemi duhet të jenë ditë reflektimi dhe për fatkeqësitë duhet të mbajë përgjegjësi faktori njeri.

Assesi se nuk duhet të kalojnë pa përgjegjësi. Por si do që të jetë të gjithë ne duhet t’u gjendemi pranë familjarëve, ti ngushëllojmë aq sa mundemi. Vet prezenca jonë afër tyre dhe mesazhet për të duruar janë shumë të mëdha. Flasin shumë për ata”, tha Ziadin Sela, ASH.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë llogari nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Për fillim, sot dhe pa anulim patjetër të ketë përgjegjësi funksionale dhe morale, populli pret dorëheqje të parevokueshme nga Venko Filipçe dhe Zoran Zaev. Përgjegjësi për shkak se populli nuk beson në institucionet të udhëhequra nga ky pushtet”, pohoi Vllado Misajllovski, VMRO-DPMNE .

Nënkryetari i VMRO-së Misajllovski tha po ashtu se, për këtë tragjedi, qytetarët kërkojnë të ketë raport i cili do të jetë i besueshëm dhe i saktë.

Mefail Ismaili/Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments