Zjarr pranë aeroportit Heathrow, dëgjohen shpërthime

0
17

Një zjarr i madh shpërtheu në një depo pranë aeroportit të Heathrow në Londër, sipas mediave britanike.

Të paktën gjashtë kamionë për zjarr-fikje, 40 zjarrfikës dhe policë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarë okularë thonë se janë dëgjuar edhe shpërthime.
Nga Hekurudhat Britanike thonë se linjat e rregullta do të shtyhen ose vonohen.

Tani për tani, nuk dihet nëse tymi i dendur si pasojë e zjarrit ka ndikuar në trafikun ajror.