/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Zini Jusufi: Na le me lot në sy dhe me zemër të thyer, o mik o vëlla Bekim Vinca
Kulturë, Qyteti, Slider

Zini Jusufi: Na le me lot në sy dhe me zemër të thyer, o mik o vëlla Bekim Vinca

Zini Jusufi, drejtori i Festivalit Tradicional “Këngë Jeho” në Strugë shprehet i pikëlluar ku në postimin e tij nê facebook tregon dhimbjen e ndarjes nga jeta të Bekim Vincës, shokut dhe ppmikut të tij, bashkëudhëtarit prej shumê vitesh duke u aktivizuar për gjallërimin e jetës artistike nê Strugë, informon Struga Ekspres.

“Me trishtimin tim më të madh po ju percjell të nderuar miq,shokë, dashamirës lajmin e hidhur,kobshëm që të këput shpirtin dje me datën 27.02.2021 u nda nga jeta vellai,shoku,miku im më mir por dhe i gjithë shqiptarve ku do që janë Bekim Vinca.
Ishte aktivist,veprimtar,humanist njekohësishtë kryetar i Sh.K.A”Shpresa” Veleshtë dhe kryetar i këshillit të festivalit “Kengë Jeho”.
Un si drejtor i festivalit “Kengë Jeho” me zemër te plagosur po i shkruaj këto fjalë për shokun tim te palodhur qe kemi sfiduar shum sfida së bashku për te mbajtur gjall këtë festival tre dekata.
Por sfidën e mbrëmshme nuk arrite miku im qe ta tejkalosh por ti u dorzove tek zoti i madhërshishëm dhe i plotë fuqishëm që të deshti më tepër dhe me krahë hapur u ngjite ne qiell por familjen,mua dhe miqtë e tjerë na le me lot në sy dhe me zemër të thyer.
Nuk mundem të besoj që ti nuk je më ne mesin tonë fizikishtë por ti shoku im dashur do ngelesh pergjithmonë ne kujtesën time,Zoti të shpërbleftë në parajsë,familjes tendë të mrekullueshme zoti ja faltë durimin.
Ngushëllimet më të sinqerta!
Qoftë i paharruar kujtimi yt!
U prehsh ne paqe shoku,vellai im!”,shprehet i pikëlluar Zini Jusufi.(Struga Ekspres)

February 28, 2021

error: Content is protected !!
Struga Ekspres