Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela uron Vitin e Ri

Ziadin Sela uron Vitin e Ri

Viti që po e lëmë pas, ishte viti i sfidave të mëdha, viti i ndryshimeve i shpresave dhe i zhgënjimeve.

Aleanca për Shqiptarët edhe pse me një jetë jo të gjatë politike, i pati të theksuara sukseset që ishin të prekshme për shqiptarët, sidomos gjatë qëndrimit të shkurtër në Koalicionin qeveritar.

Aleanca për Shqiptarët ishte nismëtare e Tryezës së përbashkët të liderëve të partive politike shqiptare dhe vendimtare për një sërë suksesesh siç është formimi i Qeverisë së re reformuese zgjedhja e kryeparlamentarit shqiptar, Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku në masë te madhe zgjerohet terreni i përdorimit të gjuhë shqipe, rikthimi i rastit ,,Monstra” në procedurë fillestare etj.

Viti 2017 për shqiptarët dhe për gjithë qytetarët e do mbahet mend për dhunën në Parlament nga ana e pushtetit në ikje të Gruevskit, që njihet si e premtja e zezë, ku u sulmuan deputetët dhe ne e paguam çmimin më të shtrenjtë.

Zgjedhjet lokale që u zhvilluan po në vitin 2017 për Aleancën për Shqiptarët shënuan një rritje dhe rezultate të jashtëzakonshme duke e rritur pothuajse dyfish numrin e votuesve, vetëm më pak se një vit.

Ndryshimi i marrëveshjes së arritur paraprakisht për përbërjen kabinetit qeveritar, ishte ngjarja që i theu shpresat për suksesin në fushën e reformave dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm qeveritar.

Gjatë vitit që vjen, Aleanca për Shqiptarët edhe pse jashtë kabinetit qeveritar, politikisht do veprojë në mënyrë konstruktive, dhe do i përkrah të gjitha vendimet e ligjet që do jenë në interes të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Gëzuar 2018, shëndet dhe mbarësi!

I Juaji,

Ziadin Sela

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments