Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAhmeti me urim special për Vitin e Ri

Ahmeti me urim special për Vitin e Ri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, me rastin e ndërrimit të moteve i uron të gjithë qytetarëve të Maqedonisë shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018.
“Kam nderin e veçantë që të uroj gjithësecilin nga ju dhe familjet e juaja të nderuara me uratat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018”, tha Ahmeti në urimin e tij duke shtuar se viti 2018 është vit vendimtar dhe shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe vendet e Evropës Juglindore.

“Viti 2018 le të na sjell gjithashtu një strategji afirmative, shpresëdhënëse dhe konkrete të zgjërimit nga Komisioni Evropian, raport pozitiv për përparimin me rekomandim pa kushtëzime dhe datë për fillim të negociatave, por edhe më me rëndësi, ftesë për anëtarësim në NATO”, thotë Ahmeti në urimin e Vitit të Ri.

Ai bën apel për bashkim dhe plotësimin siç duhet të detyrave të shtëpisë pa asnjë vonesë dhe në dialog konstruktiv dhe miqësor me fqinjët. “Prandaj, t’i përvjelim krahët dhe t’i dalim zot këtij përcaktimi. Gëzuar e na priftë e mbara!” e përfundon urimin e tij lideri i BDI-së, Ali Ahmeti./Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments