Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela uron Edi Ramën: Urime të përzemërta Kryeministrit Edi Rama dhe...

Ziadin Sela uron Edi Ramën: Urime të përzemërta Kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve e simpatizantëve të PS-së

Shumica e shqiptarëve të Shqipërisë vendosën për t’i dhënë një mandat të tretë Partisë Socialiste të Shqipërisë të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama. Është ky verdikti i sovranit që i dha besimin dhe përgjegjësinë PS-së dhe Edi Ramës për të vazhduar me qeverisjen e Shqipërisë dhe ky vullnet i shumicës duhet respektuar e vlerësuar.

Përgëzime për procesin e votimit gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, bashkë me maturinë qytetare gjatë mbarëvajtjes së procesit të votimit sipas standardeve. Meritat pa dyshim u takojnë votuesve, por edhe institucioneve të Shqipërisë bashkë me komisionerët dhe vëzhguesit e të gjitha partive politike.

Urime të përzemërta Kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve e simpatizantëve të PS për fitoren e radhës dhe rezultatin e arritur, me shpresë dhe bindje të thellë se Shqipëria do të zhvillohet edhe më shumë, duke e përshpejtuar rrugën drejt integrimit në BE, duke i përforcuar përpjekjet në aspekt të së drejtës dhe shtetit ligjor si dhe në hapërimin e hovshëm ekonomik për të mirën e gjithë shqiptarëve.

Një Shqipëri e integruar, e fortë politikisht dhe ekonomikisht i bën shqiptarët të ndihen më të sigurt kudo në botë.

Një angazhim më i madh i Qeverisë së Shqipërisë në të ardhmen për të gjithë shqiptarët përtej kufinjëve shqiptar është dhe do të mbetet detyrim kushtetues dhe si i tillë të reflektojë çdo herë kur e kërkon nevoja!

Gëzuar!

Ziadin Sela
Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments