ASH mbetet në pozicionin që të mbajnë Shëndetësinë dhe nëse jo – kjo parti kërkon nga LSDM të lëshojë Ministrinë e Arsimit, atë të Punës dhe Politikës Sociale, apo edhe të Transportit plus një ministër pa resor, kjo për të kompensuar uljen e pozicionit politik në Qeveri. Nga BDI janë të sigurt se Shëndetësia do t’i merret ASH-së dhe pak rëndësi do të ketë nëse atë do ta merr kjo parti apo LSDM.
Këto ditë, me interes po pritet plotësimi vendeve vakante në Qeveri, pa mos përjashtuar as opsionin e lëvizjes së më shumë ministrive mes partnerëve të koalicionit. Deri më tani, në prapaskenë është zhvilluar një luftë mes BDI-së dhe ASH-së, ku e para ende vazhdon të këmbëngul që resori i shëndetësisë ti merret partisë së Ziadin Sela, e që për këtë të fundit do të ishte ulje e pozicionit politik në Qeverinë aktuale. Nga ana tjetër, ASH si kundërpërgjigje ndaj BDI-së, në takimin e fundit që ka pasur Sela me kryeministrin Zoran Zaev, i ka nxjerrë në tavolinë kërkesat që ASH të marrë njërën nga tre ministritë e rëndësishme: dikasterin e arsimit, atë të transportit apo politikën sociale, plus një zëvendëskryeministër që mbulon një fushë të caktuar ose ministër pa resor. Burime zyrtare në ASH thonë se tashmë është vendosur, por ende nuk është zyrtare se pavarësisht cilën ministri do ta kenë, emri do të vijë nga Dega e Tetovës, kjo për arsye se Tetova si qytet më i madh ku frekuentojnë shqiptarët dhe ku ASH tenton përfundimisht të marrë elektorin e PDSH-së që ka pasur ndër vite. “Fitorja në tre komuna dhe votat në zgjedhjet lokale në rrethin e parë që nxorën ASH-në në vend të dytë në të gjithë vendin ka bërë që jo vetëm Zaevi dhe një pjesë e mirë e strukturave të larta të LSDM-së, por edhe e ambasadorëve të vendeve më të rëndë- sishme evropiane ta shohin ASHnë si lojtarë kyç në ecurinë reformatore të qeverisë, e jo dikë tjetër si PDSH që ka zvogëluar votat në zgjedhjet lokale dhe nuk ka më peshë politike në elektoratin shqiptar”, thonë për gazetë KOHA zyrtar partiak të ASH-së që duan të mbeten anonim. Sipas tyre, deri në moment të fundit, ASH do të këmbëngulë të mbajë Ministrinë e Shëndetësisë, më tej do të mbetet çfarë do të vendosin liderët partiak. “Mbetemi në pozicioni që ne të administrojmë me Shëndetë- sinë, përveç nëse Zaevi e Sela do të vendosin ndryshe, natyrisht në të mirë të agjendës reformatore të Qeverisë”, thonë zyrtarë të ASH-së. Nga ana tjetër, zyrtarë partiak nga BDI janë të sigurt se Shëndetësia do t’i merret ASH-së, por që ende nuk është vendosur nëse atë do ta merr BDI apo LSDM, por që kjo për zyrtarët BDI-së nuk do jetë shumë më rëndësi. “E sigurt është që Shëndetësia do ti merret ASH-së, pastaj se kush do të jetë ministër dhe nga cila parti do të jetë – nga BDI apo LSDM, kjo ka pak rëndësi”, thonë zyrtarë partiak të BDI-së. Në lidhje me emrin për zëvendësministër të arsimit nga BDI dhe ministrit pa resor për investime të huaja, në partinë e Ali Ahmetit thonë se ende nuk është vendosur, por që me gjasë – emrat do të vijnë nga Dega e Çairit dhe ajo e Strugës. Zyrtarë të BDI përjashtojnë zërat se mund të ketë rikonstruim të Qeverisë përmes së cilit partnerët e koalicionit do të ndërrojnë të paktën tre dikastere. Ndryshe, në opinion ka zëra se mund të ketë ndërrime ministrash në Shëndetë- si, Pushtet Lokal, Arsim dhe Drejtë- si. Në opinion flitet se nënkryetarja e LSDM-së, Renata Deskovska, mund të lëshojë dikasterin e Arsimit meqë ka ambicie të udhëheq me dikasterin e Drejtësisë, lëmi ku ajo ka një kualifikim të lartë akademik. Në këtë kombinatorik, BDI mund të marrë shëndetësinë, ndërkaq ASH Ministrinë e Arsimit, që llogaritet më e dëshiruara nga partia e Selës. Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev të dielën paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji do të plotësohen vendet vakante në Qeveri, këtë ai e tha në një mbledhje të Këshillit Drejtues të partisë së tij. Kur jemi tek përkrahja e shumicës parlamentare, Qeverinë e Zaevit e mbështesin edhe dy parti shqiptare – Lëvizja BESA me pesë deputetët e saj dhe PDSH me dy deputetë dhe një deputet që ka dal si i pavarur nga Koalicioni me VMRO-në. Përveç realizimit të reformave në disa sektorë të rëndësishëm, si në gjyqë- sor, media, shërbimin inteligjent dhe në administratën publike, për Qeverinë do të jetë sfida më e madhe hyrja në bisedime direkte më Greqinë për ndryshmin emrit të shtetit. Që të ndodhin këto me sukses, shumicës parlamentare i duhet konsensus i brendshëm politik me partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, pa deputetët e së cilës disa ligje që prekin reformat e dëshiruara nuk mund të miratohen në Parlament. Megjithatë, kur jemi tek shumica parlamentare dhe partitë që e mbështesin atë, Ligji për gjuhët do të jetë çështja kyçe pa zgjidhjen e suksesshme të së cilës nuk mund të pritet edhe partneritet i qëndrueshëm qeveritar. Tentimet e fundit të LSDM-së që me amendamente shtesë të ndryshojë karakterin e Ligjit për gjuhët, jo vetëm nga BDI dhe ASH, por aspak nuk është pritur mirë edhe nga Lëvizja BESA, e cila i ka ofruar përkrahje Qeverisë në kryerjen e reformave./koha.mk/