Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela ka një mesazh për "Komitët"

Ziadin Sela ka një mesazh për “Komitët”

Ziadin Sela ka përcjellë një porosi në adresë të grupit të tifozëve “Komitët” të KF Vardarit të Shkupit, pas rrahjes së tre të rinjve nga Kosova javën e kaluar.

“Rrahjen e tre djemve kosovarë nga grupi i tifozëve “Komitët” në Shkup e vlerësojmë si s ulm direkt ndaj shqiptarëve dhe të drejtave elementare që çdo vizitor duhet t’i gëzojë në momentin që shkel në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Aleanca për Shqiptarët mbështet protestën paqësore të banorëve të Hanit të Elezit, të cilët nuk kërkojnë gjë tjetër veç se drejtësi. Ne si parti opozitare kërkojmë nga të gjitha organet kompetente trajtim të duhur të rastit dhe përgjegjësi penale nga kryerësit e veprës penale, ndërkaq kërkojmë përgjegjësi edhe nga personat që është dashur t’iu japin ndihmën e parë të lënduarve, në rast se vërtetohet trajtimi jo adekuat ndaj të rinjëve kosovarë. Heshtja ndaj këtij rasti, por edhe më keq mos trajtimi i duhur i rastit mund të përkeqësojë raportet fqinjësore të Maqedonisë së Veriut me Kosovën, si dhe të ten sionojë gjendjen brenda territorit tonë. Duke pasur parasysh që ky nuk është rasti i parë i tillë, kërkojmë edhe mbikëqyrje më të rreptë gjatë ndeshjeve të futbollit, që në të ardhmen mos të përsëriten raste të tilla.”, nënvizon Sela.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments