Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela : Ali, do të shohim në opozitë pas 15 korrikut

Ziadin Sela : Ali, do të shohim në opozitë pas 15 korrikut

Fjalimi I kreut të Aleancës për Shqiptarët në konvetën e koalicionit ASH-AAA në Tetovë

Faleminderit të dashur vëllezër dhe motra. Afrim miku im, miq dhe mikesha, ju që jeni në lista për detutetë dhe që do të fitoni, nuk kam aspak dyshim, Arben, Bekim faleminderit për punën që bëni, të gjithë ju aktivistë faleminderit për punën që bëni, por mbi të gjitha ju shqiptarë dhe shqiptare të dashura.Kjo është lista jonë, këto janë njerëzit tonë, ky është koalicioni jonë ndërmjet Alterantivës dhe Aleancës për Shqiptarët, koalicion i bërë mes shqiptarësh, kjo është shumë me rëndëesi, shqip duke kuvenduar dhe folur me njëri tjetrin dhe duke dhënë besën aty ku jepet, mesh shqiptarësh. E ne kemi dhënë besë njëri tjetrit që do të vijë ndryshimi, do të vijë ndryshimi, jo vetëm me numra, por edhe ndryshe, do të vijë liria mes njerëzve, do të vijë progresi dhe ekonomia, zhvillimi ekonomik, këtë e kemi shumë të rëndësishëm. Nëna të dashura, ju që keni, ju që keni më shumë ëndra se gjithë secili, mos u besoni politikanëve që vijnë dhe flasin për ëndrra, por që realisht kanë për qëllim të kamuflojnë ëndren tuaj që e keni për fëmijët tek i përkundni djepin e tyre. Ëndrra e juaj për ta është jetë e paqtë, e qetë, çerdhe në të cilën do të socializohen me fëmijët e tjerë, me moshaarët e vet. Ëndrra juaj është shkolla me dinjitet dhe shkolla plot me të tjerë, që të stimulohet me konkurrencë, ëndrra juaj është universiteti dinjitoz dhe kushte të mira për mësim e ëndrra juaj është mbi të gjitha dinjiteti dhe kreanira e fëmijës suaj, që nesër të gjejë një vend pune. Nëna të dashura, motra të dashura ëndrra juaj është një sistem shëndetësor i mirë dhe i përgatitur pët tu kujdesur për shëndetin e prindërve tuaj dhe fëmijëve tuaj, për gjyshërit tanë. Kjo po është ëndërr dhe në lidhje me këtë ëndërr ne jemi marrë vesh bashkë me Alternativën që ta realizojmë dhe ta plotësojmë këtë ëndërr. Kjo është listë shqiptarësh dhe listë të cilët nuk janë shqiptarë sezonal, por janë shqiptarë të njëmendë, janë të vendosur dhe nuk devijojnë askund. Përpjekje për të na bërë edhe ne pjesë të një koncepti të rrejshëm që synon të na marre forcën dhe të na shtypë e diskrimonojë ka pasë edhe tek unë edhe tek Afrimi. Por, jo ne parapëlqejmë një betejë të përbashkët me ju, bashkarisht ta arrijmë me shumë mund fitoren. Më 15 korrik dhe bashkërisht të ndërtojmë të ardhmen nga ajo datë e tutje. Ne nuk e duam fitoren kundër asnjë shqiptari. Ne e duam për ti bërë fitimtarë dhe me dinjitet çdo shqiptari. Ne jemi këtu sonte për t’ju drejtuar të gjithë shqiptarëve dhe jemi nisur nga vendi që ka kuptim për gjithëçka, edhe mundi edhe aktiviteti, nga Tetova krenare, këtu në rrëzë të Sharrit plak, i cili pret jetë dhe vitalitet, në rrëzën e Sharrit të cilit i mungon rinia dhe sijatorëtsepseështë degraduar gjithçka, ndërsa ne në program premtojmë se do ta revitalizojmë dhe jo të menaxhohet nga dikush, nga atje, nga Shkupi, por ajo është pasuri e dhënë nga zoti në dorë të Tetovës dhe tetovarëve dhe do ta gëzojë Tetova dhe tetovarët dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne zotohemise do ti japim fund asaj qëbesuam para ca vitesh. Besuan Shqiptarët se duhet rëzuar një regjim, edhe unë bashkë me shqiptarët e rrëzuam regjimin. Paguam edhe çmim që rrëzuam këtë regjim. Gjysma e regjimit ngeli brenda. Ca shqiptarë që besuan atëherë se përmes votës tek LSDM-ja do të rrëzohet edhe BDi-ja, sot janë dëshmitarë se nuk është ashtu. Vota vetëm për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën dhe për koalicionin Tash Është Koha e çon në opozitë BDi-në, dhe ne jemi zotuar që do tëkthejmë shtetin e së drejtës, do ta ndërtojmë atë me shumë mund dhe sakrificë. Po po, do t’i hapim të gjithë proceset e montuara politike dhe të mbylluar dhe që kanë të bëjmë me krim dhe korrupcion sepse kemi vëllezër dhe motra të cilt vuajnë burgjeve padrejtësisht të dënuar me me dënime që nuk janë parë as në procesin e Nymbergut, kur u dënuan Nazistët. Ata nuk janë me faj. Ata presin dhe sytë i kanë tek shqiptarët që t’ju gjinden pranë dhe të marrin një gjykim të drejtë, një gjykimim që do të udhëhiqet nga faktori ndërkombëtar. Aleanca për Shqiptarët në programin e saj, që është Shtet për të gjithë eka të paraparë me hapa të caktuar se çdo të bëjmë. Rihapje të të gjitha çështjeve të mbylluara që ka dyshime në gjykim, se vendimi ka qenë politik dhe jo i drejtë. Thirrja e një trupi gjykatësish dhe prokurorësh nga Bashkimi Evropian, të cilët do të ti rihapin këto çështje dhe grup monitorues i ekspetëve të BE-së për çdo proces gjyqësor në të ardhmen. Po natyrisht kemi çështje më të rendësishme. Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, nuk mundet Tetova me mbi 90% shqiptar ti ketë vetëm 5 gjykatës shqiptarë dhe 14 maqedonas dhe po aq prokurorë, policë etj etj. tetova do ti ketë 90% gjykatës e prokuror e policë të thjeshtë, administrator, sepse këtë e thotë një e drejtë që është në kushtetutë e që është prfaqësimi i drejtë dhe adekuat dhe ne ketë do ta rregullojmë me ligj. Të gjithë ato që kanë dilema nga ana tjetër dhe që trumbetonin dikur se nuk ka nevojë për ligj. Ne ishim dëshmitarë dhe e pamë para se të nis fushata elektorale. e pamë që ato e keqpërdorin këtë të drejtë. Deklarativisht dikush nënshkruhej që është shqiptar, që t’i zëj vendin e punës shqiptarit. Nga kush bëhej kjo, nën regjinë e kujt? Nën regjinë e atyrë që kërkojnë vota prej shqiptarëve dhe thonë që janë ndryshe. Nuk janë aspak ndryshe vëllezër dhe motra. Ne do ti marrim vendet e punës ë na kanë zënë të tjerët. Brenda 100 ditëve asnj shqiptarë që ka lindur jeton dhe do të vdesë këtu nuk do të ngelë pa nënshtetësi. e premtojnë që brenda 100 ditëve ketë do ta bëjmë si koalicion. Sepse ne nuk mund të lejojmë që brenda për brenda familjes shqiptare të zhvillohet dramë. Kur fëmija kujdeset për prindin dhe pastaj, sepse jeta e tillë eshtë, ndërron jetë njeriu, pastaj duhet të paguajë para që ta marrë prindin nga sipalet sepse nuk ka nënshtetësi. Këto janë probleme reale dhe çështje reale të cilat i tangojnë shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut. Po natyrisht e para dhe më kryesorja, Barazia, shqiptarët në RMV nuk janë pakicë, nuk mund të quhet pakicë një popull i cili është autokton, që përbën mbi një të tretën e popullsisë dhe i vendosur vetëm kryesisht në pjesën perendimore të shtetit dhe një popull që paska pasur kapacitetet të destabilizojë dhe ta mbajë dhe ta mbajë stabil shtetin. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët dikush ti trjtojë si pakicë. e ne do ta nisimi duke i thënë shqipes ashtu siç e meriton GJUHË SHQIPE dhe jo gjuha që e flasin mbi 20% e popullsisë. Ne jemi marrë vesh që të bëjmë fushatë dinjitoze duke mos u marrë shumë me oponentët politikë dhe këtë e bëmë, por më lejoni t’i ngejmë duar lart të gjithë me një pesëshe dhe e dini cilin ta përshëndesim… Aliun në opozitë pas 15 korrikut. Kudo që ti shihni mos e harroni Ali pas 15 korrikut do të jesh në opozitë. Mos harroni edhe dicka tjeter shqiptarët do të jenë të lirë pas 15 korrikut. Nuk do të ketë njerëz të cilëve dikush nag AAA ose ASH do ti lajmeërohet në 12 të natës për të bërë like ose share në rrjetet sociale. Të lirë do të jenë adminstratorët dhe kur jemi këtu i themi Ali shqiptarët kanë lindur për të qenë udhëheqës e jo bashkëpunëtor siç e ke lënë administratën shqiptare që të jenë bashkëpunëtorë. Ali 18 vite shqiptarët të kanë zgjedhur kryeministër të shqiptarëve dhe sot po na kërkoke kryeministrin shqiptar. 18 vite ke qenë kryeministri i shqiptarëve se ke marrë votat ndërsa ti 18 mijë herë i ke zgënjyer shqipztarët, 18 herë ke qenë kryeministër i tyre për ti mbrojtur paratë e tyre kur sillet buxheti, ti e ke shit paranë e tyre, ti nuk e ke mbroj ekspoatiminqë u bëhet atyre, jo vetëm kaq 18 herë ke votuar rebalanc buxheti dhe nuk je treguar kryeministëri shqiptarëve.18 mijë e më shumë dhimbje ka sot të panumërta, tek prindërit e Almirit tek e shohin vrasësin e tij të jetë i lirë. Ke qenë kryeminstri i shqiptarëve dhe gjithsecili i fiton zgjedhjet kryeminstër i shqiptarëve është. 18 vjet ke qenë kryeministri ishqiptarëve dhe ke votuar min. mbi 50 miliard buxhet dhe nuk u ke ndërtuar asnjë shkollë, asnjë çerdhe, asnjë spital shqiptarëve. Shqiptarët në Çashkë duan abetare , por çka flas unë! Ti ja ke ndal abetaren edhe shqiptarëve në Tetovë, Ali! Se i thotë Libër Leximi në politikat e ta e jo abetaresiç i thotë çdo shqiptar……

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments