Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZgjidhet problemi i 100.000 qytetarëve, edhe ata që nuk i kanë ndryshuar...

Zgjidhet problemi i 100.000 qytetarëve, edhe ata që nuk i kanë ndryshuar dokumentet mund të votojnë në zgjedhje

Në mënyrë eksprese me konsensus të plotë politik kaluan ndryshimet e Kodit zgjedhor me çka u qytetarëve të cilëve gjatë 9 muajve të kaluar u kanë skaduar letërnjoftimet dhe pasaportat, u mundësohet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Ky propozim i përbashkët arriti mbrëmë në Kuvend ndërsa bëhet fjalë për dispozitën kalimtare që edhe vetë KSHZ-ja kërkoi nga deputetët ta miratojnë me qëllim që t’u mundësohet 100 mijë qytetarëve të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Me këtë zgjidhje do t’u mundësohet të gjithë atyre që i kanë dokumentet me emrin e vjetër të shtetit, të mund ta realizojnë të drejtën e votës.

Gjithashtu në Kodin zgjedhor do të ketë edhe një ndryshim në lidhje me të drejtën e votës për të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç mes dy raundeve të zgjedhjeve dhe ky nen do të vlejë për të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

Ndryshimet e Kodit zgjedhor u propozuan me nënshkrimet e deputetit të LSDM-së Martin Kostovski, Arbër Ademi i BDI-së dhe Nikolla Micevski i VMRO-DPMNE-së./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!