Zeqirja Ibrahimi, pas mbylljes së votimit në pres konferencën me gazetarët tha se “ LSDM i uroj fitoren në komunë e Çairit, fitore vjedhur dhe ata e quajnë fitore dhe nëse ata e pranojnë si të tillë ne ua urojmë”
Dua ti falënderoj të gjithë ata qytetar të cilët patën guxim edhe përkundër shumë presioneve dhe zhvatjeve, sot votuan. Së dyti më vjen keq për ata qytetar të cilët u burgosën në burg shtëpiak nga zyrtar të policisë dhe vagabondët që nuk i lejuan të votojnë pohoi Ibrahimi, kandidat i BESA për kryetar komune në Çair. Për neve në këto zgjedhje ata e sipërfaqen fytyrën e këtij pushteti i cili në emër të modelit qytetar i afirmoi kriminelët dhe shkel mbi demokracinë dhe të drejtat themelore dhe njerëzore për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur. Ne e dinim se anulimi i këtij vendvotimi bëhet vetëm për ti legjitimuar zgjedhjet e manipuluara. Nuk u lejua të hapen kutitë me 1000 fletëvotime të pavlefshme Zgjedhje jo legjitime të manipuluara dhe pa asnjë standard demokratik thekso kandidati i lëvizjes BESA për komunën e Çairit Zeqirja Rexhepi. Prandaj me këtë rast dua të përcjell 13 mijë e më shumë falënderim për të gjithë ata qytetar të Çairit të cilët pa asnjë interes të shtyrë nga bindja e tyre na kanë mbështetur dhe na kanë përkrahur. Heronjtë e kësaj fitore janë ata 13 mijë e më shumë qytetar qa na votuan dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në rrëzimin e këtij regjimi tha në pres konferencën pas mbylljes së votimit Zeqirja Ibrahimi kandidat i Lëvizjes BESA.