Wednesday, April 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderZeqirija Ibrahimi sfidon Selën: Merri dy deputetë vetë dhe po t’i falim...

Zeqirija Ibrahimi sfidon Selën: Merri dy deputetë vetë dhe po t’i falim edhe deputetët tanë!

Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, gjatë tubimit të kësaj partie në Kumanovë, iu përgjigj sulmeve të Ziadin Selës ndaj Alternativës ditëve të fundit. Ibrahimi tha se ato 8 deputetë që i mori Aleanca në zgjedhjet e fundit, janë rezultat i zemërgjerësisë së Afrim Gashit.

Ai e sfidoi Selën që të dalë i vetëm në zgjedhje dhe t’i marrë vetëm dy deputetë.

“Ato 8 deputetë që i mori Aleanca ishin për shkak të mirësjelljes së Alternativës dhe zemërgjerësisë së Afrim Gashit. Nëse atij ia bën mendja se ai prapë i fiton 8 deputetë, unë po e sfidoj sonte këtu. Shko vetë në zgjedhje dhe meri dy. Nuk po them 8, vetëm 2, edhe deputetët e Alterntivës i ke falë”, tha Ibrahimi.

Sekretari i Alternativës theksoi se nuk është më në pyetje fituesi i 8 majit, por se sa e thellë do të jetë fitorja e opozitës.

“Me 8 maj nuk është çështja a fitojmë ose nuk fitojmë, por se sa fitojmë. Andaj ju bëj thirrje që fitorja jonë të jetë e fuqishme”, tha Ibrahimi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments