Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka qenë një ndër panelistët në konferencën “Inkurajimi për dialog dhe koncensus” në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Këtë konferencë e hapi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ndërsa fjalim patën edhe euro-deputeti Eduart Kukan.
Gjatë fjalimit të tij deputeti Zendeli theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të Zhan Monesë, proces i cili duhet të ndërtohet dhe të shëndrohet në dialog funksional dhe jo vetëm kur te ndihet presion i miqve ndërkombëtare.
“Rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare kanë për qëllim nxitjen e dialogut politik. Elitat politike në Maqedoni dialogun politik e zhvillojne pjesërisht në kuvendin republikan si përfaqësues të popullit, në takime partiake kur ndodh ndonjë krize e thellë politike dhe institucionale dhe si zakonisht me ndihmën e faktorit ndërkombetar për të gjetur zgjidhje nga kriza e krijuar.
Si zakonisht mungon komunikimi i hapur, diskutime, shkëmbimi i pikëpamjeve dhe argumenteve dhe gjithashtu potenciali për dialog të shëndoshë politik, i cili duhet të jetë një dialogu politik në nivel të lartë“ theksoi Zendeli.
Poashtu ai shtoj se debati politik është një përgjegjësi e qeverisë dhe opozitës e cila duhet të sigurojë mbi të gjitha që ai duhet të zhvillohet në parlament për të kontribuar në krijimin e kushteve për funksionimin më të mirë. Kjo rekomandohet në Raportet e Progresit të Komisionit Evropian për vendin.
Kjo konferencë është si vazhdimësi e procesit të ngritjes të kapaciteteve të dialogut mes pozitës dhe opozitës të nisur muaj më parë në Ohër, që në opinion njihet si procesi i Zhan Monesë.