Më 25.09.2026, në orën 20:20, në MPB Strugë është raportuar se në rrugën rajonale Podmoll–Strugë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të pasagjerëve “Peugeot 2008”, me targa të Strumicës, të drejtuar nga J.M. (59) nga Strumica, dhe një automjeti “Ford Fiesta”, me targa të Kërçovës, të drejtuar nga K. Sh. Z. (41) nga Kërçova.
Në aksident, K. Sh. Z. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa J.M. dhe pasagjeri i tij R.M. (57) nga Strumica kanë pësuar lëndime trupore. Lëndimet janë konstatuar në Qendrën Mjekësore në Strugë.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i MPB Strugë.













