Sunday, September 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Çlirimtarët nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara nga...

Ali Ahmeti: Çlirimtarët nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara nga Beogradi e Moska

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas mbajtjes së marsheve paqësore dhe protestuese në Shkup, Prishtinë dhe qytete të tjera, në mbështetje të çlirimtarëve dhe ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje nga pjesëmarrja e tij në marsh, Ahmeti ka theksuar se kërkesa e qartë e qytetarëve ishte drejtësi dhe liri për ata që luftuan për lirinë e Kosovës. Ai ka theksuar se ata që luftuan nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara dhe narrative të ndërtuara nga Beogradi e Moska.

“Sot në Shkup, njëjtë si në Prishtinë dhe në qytete të tjera, u mbajtën marshe paqësore e protestuese në mbështetje të çlirimtarëve dhe me një kërkesë të qartë: Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!” – u shpreh Ahmeti.

Gjithashtu, ai shtoi se drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, në fakte dhe në një proces të drejtë, duke vënë në pah se zëri i mijëra qytetarëve ishte unik: drejtësi për çlirimtarët dhe liri për ata që luftuan për lirinë e përbashkët.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!