Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniZelensky: Shqipëria, Mali i Zi dhe RMV mbështesin dhënien e statusit të...

Zelensky: Shqipëria, Mali i Zi dhe RMV mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE

Pas vizitës në Kiev, kryeministri i vendit Edi Rama dhe kreu i qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviç janë takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe më pas të 3 liderët kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka postuar në rrjetin social në Facebook këtë konferencë krahas së cilës ka shkruar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit së vendit kandidat për anëtarësim në BE për Ukrainën. Zelensky këtë e shikon si plotësim dhe forcim aftësish mes vendeve të Bashkimit Europian teksa falenderon Ramën dhe Abazoviçin për vizitën.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, ju faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”, ka shkruar Zelensky.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments