Tuesday, October 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZelensky shkarkon kreun e agjencisë së Intelegjencës dhe prokuroren, dyshime për tradhti

Zelensky shkarkon kreun e agjencisë së Intelegjencës dhe prokuroren, dyshime për tradhti

Duke cituar raste të shumta tradhtie sipas tij në këto institucione kyç të vendit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra kreun e agjencisë Inteligjencës SBU, dhe prokuroren e Përgjithshme.

Sipas Zelenskyt, më shumë se 60 ish-punonjës tani po punojnë kundër Ukrainës në zonat e pushtuara nga Rusia. Një total prej 651 rastesh bashkëpunimi dhe tradhtie ishin hapur kundër zyrtarëve të zbatimit të ligjit, u shpreh presidenti. Dy zyrtarët e lartë vetë, Ivan Bakanov dhe Iryna Venediktova, nuk kanë bërë ende asnjë koment.

“Një grup i tillë krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare të shtetit… shtrojnë pyetje shumë serioze për krerët e dy organizatave në fjalë. Secila nga këto pyetje do të marrë përgjigjen e duhur”.

Detyrat e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i janë dorëzuar Oleksiy Symonenko, thuhet në njërin prej dekreteve. Symonenko deri më tani ka qenë zëvendësprokuror i Përgjithshëm. Bakanov, një mik dhe ish-partner biznesi i Zelenskyt, ka udhëhequr me SBU-në që prej gushtit të vitit 2019, ndërkaq Venediktova ishte emëruar kryeprokurore në mars të vitit 2020. As Zelensky, por as në dekretet e nënshkruara, nuk tregohet se kush do të marrë udhëheqjen e SBU-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments